E vetmja gjë që tërheq Zlatan për sezonin e ardhshëm është përpjekja e fundit për të fituar titullin, por shanset janë 90 për qind për të përfunduar karrierën e tij këtë sezon, 10 për qind i jap një shans për të vazhduar sezonin e ardhshëm, shkruan Di Stefano.
Lojtari suedez, tashmë (40-vjecar) është në vitet e veteranit dhe këtë sezon ka probleme të mëdha me lëndime, për këtë arsye ka luajtur vetëm 22 ndeshje me fanellën e Milanit dhe ka shënuar tetë gola me tre asistime.
Lëndimi i tendinit të Akilit të Zlatan është më i rëndë se sa pritej dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz që sugjerojnë që ai të tërhiqet dhe nëse i besohet gazetarit që bëri një dokumentar të parë me Zlatan pas kthimit të tij në Milano, kjo do të ndodhë.
Ibrahimovic ndoshta do të luajë ndeshjen e tij të fundit kundër Atalantës në San Siro të dielën.
“Ka pasur kaq shumë lajme të mira për Milanin kohët e fundit sa më vjen shumë keq ta njoftoj këtë. Zlatan me siguri do ta mbyllë karrierën e tij në fund të sezonit. Mora informacion nga një lojtar i Milanit se ai qau nga dhimbja në stërvitjen e fundit. Pioli dhe ekipi mjekësor e ndalojnë të luajë, por ai luan pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve, dëshiron të jetë këtu, të hyjë të paktën 5-10 minutat e fundit se do një Scudetto. Por ai e di se ka vetëm dy mundësi për verën. Ose ta mbyllë karrierën në mënyrë paqësore ose të shkojë për një operacion të rrezikshëm të plotë në gju për t’u përgatitur për një tjetër sezon të”, shkruan redaktori i Sky Italia.
Ibrahimoviç u rikthye në kombëtare pas pesë vitesh, por për shkak të një dëmtimi në gju humbi Kampionatin Evropian. Ai nuk mundi ta ndihmonte Suedinë kundër Polonisë në finalen e play-off-it për Kupën e Botës në Katar që në minutën e parë.
Zlatan ka ende një ndeshje kundër Atalantës, e cila me siguri do të jetë vendimtare në luftën për Scudetto, e më pas do të vijë një duel kundër Sassuolos.
Milani aktualisht kryeson Serie A me 80 pikë, i ndjekur nga Interi me dy pikë më pak. Milanit i duhen edhe katër pikë të tjera nga në 2 ndeshjet e fundit për të dalë zyrtarisht kampion i Italisë. /albeu.com/