A po i vret Putin? Gjendet i vdekur në shtëpi një tjetër biznesmen rus

Një ish-ekzekutiv energjetik në Rusi, Aleksandr Subbotin, ka vdekur ditën sotme, sërish në rrethana të miatershme.

Lajmin e bëri të ditur kanali rus i lajmeve Mash, i cili raportoi se Subbotin u gjet i vdekur në banesën e tij pasi ishte shtrirë për tu çlodhur.

Të lidhura

None found

Gjithashtu bëhet me dije se më herët ai kishte marrë trajtim nga një shaman.

Ky është rasti i disajtë i vdekjeve të mistershme të biznesmenëve rusë, të lidhur ose me një të shkuar që i afronte me qeverinë e Vladimir Putinit.

Sergey Protosenya, një ish-ekzekutiv në kompaninë e gazit natyror Novotek me një pasuri shumë milionëshe, u gjet i varur në një vilë spanjolle, ku gruaja dhe vajza e tij u gjetën të vdekur me plagë me thikë. Policia spanjolle po punon mbi një teori që Protosenya vrau gruan dhe vajzën e tij përpara se të vriste veten, sipas raporteve të mediave.

Një tjetër manjat rus i naftës dhe gazit u gjet i vdekur në shtëpinë e tij 18 milionë paund (24 milionë dollarë) në Britani të Madhe, pasi u godit rëndë nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.

Mikhail Ëatford, 66 vjeç, baba i tre fëmijëve, e bëri pasurinë e tij nëpërmjet naftës dhe gazit nga ish-republika sovjetike, përpara se të krijonte një kompani pronash në Britani. Ai besohet se ka lindur në Ukrainë dhe kishte një pasaportë ruse.

Leonid Schulman, 60 vjeç, një menaxher i lartë në Gazprom, thuhet se vrau veten në janar në shtëpinë e tij në rrethin e Leningradit të Rusisë. Muajin pasues, një ish-menaxher në gjigantin e energjisë, Alexander Tyulyakov, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Shën Petersburg, raportoi gazeta shtetërore gjermane Deutsche Ëelle.

Zëra të shumtë thonë se vdekjet e tyre vinë pasi Putin ka nisur një fushatë eliminimi të nxitur nga frika e shtuar dhe paranojat për një grusht shteti ndaj tij.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet