Probleme me shëndetin, Putin shfaqet duke çaluar në paradën e Ditës së Fitores (VIDEO)

Shëndeti i liderit rus, Vladimir Putin kohët e fundit është vënë në dyshim. Së fundmi, një tjetër video i ka përforcuar këto zëra dhe bëhet fjalë për një vidjo të shkëputur gjatë paradës së Ditës së Fitores, të zhvilluar këtë të hënë.

Në videon e publikuar nga “Daily Mail”, shfaqet Putin duke çaluar duke u ulur përbri veteranëve të luftës.

Valery Solovei, një analist politik dhe kritik i shquar i Putinit, filloi të përhapte thashethemet në fund të vitit 2020, duke sugjeruar gjithashtu se ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

Por, spekulimet janë rikthyer sërish në fillim të luftës. Bëhet fjalë edhe për pamjet kur Putini është duke u takuar me Aleksandër Lukashenkon dhe para se të ndodhte ky takim, atij i dridhen duart dhe këmbët.

Dridhja është një nga simptomat kryesore të Parkinsonit një gjendje nga e cila mendohet se ka vuajtur Hitleri në fund të Luftës së Dytë Botërore./albeu.com