Ditën e sotme punëtorët punëtorët e inceneratorit të Fierit dolën në protestë pasi nuk kanë marrë prej 4 muajsh pagat për punën e tyre. Ata bllokuan rrugën, duke mos lejuar futjen e shumë kamionëve me mbetje urbane në incenerator.
Kjo protestë ka sjellë dhe reagim nga PD. Jorida Tabaku, e cila drejtori Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ka thënë se ky është biznesi tipik i kësaj qeverie e cila merr 28 milionë euro nga buxheti i shëtit për një incenerator që nuk ekziston dhe nuk paguan as punëtorët.
Tabaku ka inkurajuar SPAK të dërgojë përpara drejtësisë personat e përfshirë pa u stepur nga pesha tyre politike
“Ky po që është biznesi tipik i kësaj qeverie
Marrin 28 mln nga buxheti për një incenerator që nuk ekziston dhe s’paguajnë as punonjësit!
Paguhen kompani fantazma dhe transaksione në kompani offshore dhe jo të punësuarit! Vjedhja shekullit €430 mln. Nuk ka për të patur një drejtësi të besueshme deri kur kjo aferë të zbulohet plotësisht!
Janë 3 inceneratorë; 1 çështje dhe 1 grup i strukturuar kriminal!
Inkurajoj #SPAK të dërgojë përpara drejtësisë personat e përfshirë pa u stepur nga pesha tyre politike!”, thotë Tabaku
Tashmë policë të zonës të cilët kanë hyrë në ambientet e inceneratorit kanë kontaktuar me punëtorët protestues.
Në bisedë me ta, policët u kanë premtuar punëtorëve marrjen e pagës brenda 24 orëve
Fill pas kësaj porta e inceneratorut të Fierit është hapur/albeu.com