Parada e Ditës së Fitores, e cila feston fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, është duke u zhvilluar në Moskë.
Albeu.com ju sjell më poshtë disa foto nga kjo ngjarje me rëndësi madhore për Rusinë.
Asnjë njoftim i madh nga Putin
Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, nuk kishte asnjë njoftim të madh në fjalimin e Presidentit Putin për Ditën e Fitores.
Por në fjalimin e tij, kreu i Kremlinit u përpoq përsëri të justifikonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se NATO dhe Ukraina po krijonin kërcënime “të papranueshme për ne” në kufijtë e Rusisë.
Megjithatë, shumica e botës dhe organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, e konsiderojnë Rusinë agresore dhe operacionin e Moskës në Ukrainë si një pushtim të paligjshëm./albeu.com