Një burrë 41 vjeç nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë, të cilët parandaluan një ngjarje të rëndë brenda familjes.
Ai akuzohet për kanosje me mjet presës (thikë) dhe dhunë ndaj gruas.
Arrestimi në flagrancë i shtetasit të identifikuar Kol Zymeri, u bë pasi kanosi me thikë bashkëshorten F.Z., 38 vjeçe, banuese në lagjen “Tre Heronjtë”.
Në cilësinë e provës materiale u seksuestrua mjeti prerës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.