Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme tha se pret që Evropa të bashkohet për të reaguar ndaj asaj që Bullgaria po i bën Maqedonisë së Veriut.
Mickoski u shpreh skeptik kryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme mund të kontribuojnë në vendimin për të hapr negociatat me BE-në deri në qershor.
“Kur Evropa po bashkohet rreth asaj që po ndodh në Ukrainë, pres që Evropa e njëjt të bashkohet rreth asaj që Bullgaria po i bën Maqedonisë dhe përfundimisht në qershor të nisim negociatat me Bashkimin Evropian. Nëse kjo varet prej Osmanit dhe Kovaçevskit, të jeni të sigurt që nuk do të ndodhë”, tha Mickoski/tv21.tv