Berisha reagon pas paralajmërimeve të Ramës për SPAK: Hajduti mbron hajdutin, mesazhet që kam për Ddovranin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të ditës së sotme të kryeministrit Edi Rama në lidhje me SPAK, ku ky i fundit i kërkon të hetojë “non gratat” dhe jo të merret me peshqit e vegjël.

Berisha shkruan se Rama sulmon SPAK-un e partisë për hetimet që ky organ guxon t’i bëjë ish-kreut të KED, Ardian Dvoranit.

Berisha ka publikuar dhe disa mesazhe në lidhje me të, ku thotë se ai, përveç çfarë kanë thënë organet e Vettingut, ka paguar para cash në Afrikë për të lidhur kafshët e egra.

Postimi i Berishës:

Te dashur miq, ne nje ligjerate te denje per bodrumet e mafies, Edi Rama sulmon Spakun e partise per hetimin qe ky organ guxon ti bej famozit Dvorani, i cili gjate vetingut doli se kishte fshehur 82 mije euro dhe jo vetem kaq, por dhe 40 m2 te apartamentit te tij dhe ishte ‘shperblyer’ me 17 mije euro nga Albtelekom per te cilin me pas kishte dhene 9 vendime ne favor te kesaj ndermarrje dhe kunder institucioneve shteterore te vendit.

Pasi degjoi avokatine e Rames ndaj Dvoranit, qytetari dixhital me shkruan se kesaj i thone: hajduti mbron hajdutin dhe se Dvorani, perveç apartamentit te kohes se diktatures, ka edhe nje apartament tjeter tek Treni te cilin nuk dihet e ka te deklaruar apo jo!!

“Z. Berisha  me informon nje ish koleg i Dvoranit se  ky i varfer ka paguar ne afrike cash te holla per te lidhur kafshet e egra. Imagjeno se sa i varfer esht. Te shikohet  pasaporta dhe udhtimet e tij jasht vendit.”

Ketu me poshte keni nje analize te vetingut korruptiv te Adrian Dvoranit. sb

Procesi I vetingut të Ardian Dvoranit eshte rasti klasik i perdorimit te dy standarteve nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit (KPK) ne vlerësimin e ligjshmërisë së burimeve të pasurisë. Gjate ketij procesi doli se Dvorani nuk kish deklaruar 82 mijë euro te vetat dhe familjes së tij. Ai e justifikoi kete me harresen e ekzistences se tyre dhe çuditërisht kjo “harresë” u pranua dhe nga komisioneret e KPK, ndërsa për shembull, pak më vonë antarit te Gjykates Kushtetuese te emeruar nga Presidenti i Republikes Besnik Muçi nuk ju pranua “ harresa” per 16 mij euro dhe ai u largua nga detyra.

Perveç kesaj ne  kontrast me qëndimin mbi “harresën” e Dvoranit, KPK konsideroi se gjyqtari I Gjykatës Kushtetuese F.Hkish kryer fshehje të pasurisë duke mos përmendur deklaratën vjetore të vitit 2003  një depozitë të bashkëshortes në vlerën prej 330.000 lekësh (afërsisht 2500 euro), të cilën ai e kish deklaruar më vonë në vitin 2004 dhe vendosi shkarkimin e tij. Po kështu, KPK vendosi shkarkimin e gjyqtarit B.T duke përmendur ndër të tjera se, ai kish kryer fshehje të pasurisë kur nuk kish përmendur në deklaratën e tij të pasurisë llogarinë bankare të të bijës, të krijuar tërësisht nga rroga e saj në një institucion shtetëror, e gjitha në vlerën rreth 1000 euro (148.226 Lekë).

Po kështu, apartamenti I përfituar nga Dvorani në vitin 2001, si punonjës I kompanisë shtetërore Albtelekom sha paraqiti probleme të theksuara të transparencës dhe konfliktit të interesit. Apartamenti, I cili sipas kontratës fillestare ishte 93m2, në hipotekë ishte rregjistruar në emër të një personi tjetër. Pagesa e apartamentit ish bërë fillimisht prej Dvoranit (me këste që prej vitit 2004), por pas privatizimit të kompanisë në 2013, partnerët private të Albtelekom vendosën t’I falnin Dvoranit, I cili në atë kohë ishte gjyqtar në Gjykatën e Lartë, vlerën e mbetur prej 17 mijë eurosh, nga 34 mijë që ishte vlera totale,si dhe gjithashtu ti ofrojne nje siperfaqe shtese, bërë keshtu apartamentin ne total 120 m2. Si justifikim i vetem per kete para KPK ishte se Albtelekomi e kishte kete me vullnetin e tij dhe jo me kerkkese te A. Dvoranit.

Nderkohe Dvorani kishte gjykuar ne Gjykaten e Larte ne konflikt te plote interesi si kryetar apo anetar paneli 9 çeshtje  ku pale ishte Albtelekomi kunder institucioneve shteterore, taksave , entit regulator te telekomunikacionit etj dhe ne te gjitha ai kishte votuar ne favor te Albtelekomit . Per kontrast jane te shumte gjyqtaret qe jane larguar vetem sepse kredite e tyre, te marra ne banka private, jane konsideruar si te dhena ne kushte me te favorshme se ato te tregut, apo kur ata kanë gjykuar çështje në të cilat pale kanë qenë bankat ku ata kanë marrë kredi./albeu.com


Shtuar 7.05.2022 15:30