Xhelal Mziu bën deklaratën skandaloze: Kujdes, nëse blini vota do përfundoni si në Elbasan!

Kandidati i PD Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë të fortë dhe shokuese gjatë fjalës së tij në mbyllje të fushatës zgjedhore në Dibër.

Në fjalën e tij, në përmbyllje të fushatës elektorale në Dibër, kandidati për deputet i PD-së i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo person të dyshimtë ta raportojnë te grupet e posaçme që PD ka ngritur për mbrojtjen e votës dhe do ta pësojnë njëlloj si ai në Elbasan.

Xhelal Mziu: Kemi ngritur grupet e gatshme nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit.

Ditën e djeshme në Maqellarë simpatizantë të PD-së ndaluan një tjetër mjet, për të cilin thonin se i përkiste eksponentëve socialistë me pretendimin se po shpërndanin para për blerjen e votës.

Rikujtojmë se një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin dy ditë më parë (21 prill 2021) ku mbeti i vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani. Xhuvani u qëllua me armë zjarri nga Arbër Paplekaj, pjesë e strukturave për mbrojtjen e votës të ngritura nga Partia Demokratike. /albeu.com/

 


Shtuar 23.04.2021 08:52