Berisha: Vuçiç hoqi Majkon nga lista e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi mbrëmjen e sotme, deklaratën e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. I ftuar në “Syri TV”, Berisha deklaroi se Majko u hoq nga lista pasi ishte pro kosovar dhe në çdo rast sipas tij do ishte ndryshe.

“Vuçic e bëri atë më shumë për të dëmtuar opozitën. Se Vuçiç pa që ka vërshuar një përkrahje e jashtëzakonshme ndërkombëtare për Lulzim Bashën. Europa është shprehur si asnjëherë tjetër në zgjedhje të përgjithshme në favor të një kryeministri të ardhshëm që është Lulzim Basha.

Nga të gjitha këta që keni parë në ditët e fundit, njëri prej tyre është de facto njeriu më i rëndësishëm i Parlamentit Europian, ai doli haptas, nuk e bënte kurrë ai pa një ujdi shumë të gjerë. Ai doli haptas për ti thënë shqiptarëve që kryeministrin ynë për Europën është Lulzim Basha.

Vuçiç i shikon këto dhe çfarë të bëjë, po i thotë Europës se mbrapa Lulzim Bashës është Shqipëria e madhe. Që në fillim ai ka thënë se Beogradi është i përkushtuar në fushatën elektorale të Ramës. Pse e hoqën Majkon nga lista? Sepse Majko ishte pro kosovar. Pra në të gjitha rastet ishte ndryshe”, tha Berisha.


Shtuar 22.04.2021 23:28