Në Maqedoninë e Veriut çmimet e benzinës nga mesnata do të rriten për 2 denarë për litër, ndërsa të naftës për 1.5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Për një denar është shtrenjtuar edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri.
Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 86 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 88 denarë për litër.
Ndërsa nafta me çmim prej 87 denarë për litër.
Çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 85 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,510 denarë/kg dhe tani do të arrijë në 52,294 denarë/kg.