Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” Manchester Cityn për të zhvilluar mes tyre edhe gjysmëfinalen e kthimit në Champions League, e cila do të luhet ditën e nesërme, me takimin e parë mes tyre që është mbyllur me shifrat 4-3 në favor të skuadrës angleze të Pep Guardiolës.
Një nga futbollistët kryesorë të skuadrës madrilene, mban në ankth trajnerin Carlo Ancelotti. Bëhet fjalë për David Alaba i cili me shumë gjasa pritet të jetë mungesa e madhe e “Los Blancos” ndaj “Qytetarëve”.
Alaba nuk ishte në dispozicion të Carlo Ancelottit as në ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Espanyolit, ku skuadra madrilene e siguroi edhe matematikisht titullin e kampionit.
David Alaba looks set to miss Real Madrid's second leg with Manchester City 🙈 pic.twitter.com/r875iFVqRI
— Football España (@footballespana_) May 2, 2022