Intervista e dhënë nga ambasadori amerikan në Athinë Jeffrey Payat ka shkaktuar mjaft reagime në Greqi dhe Turqi për shkak të deklaratave të forta. Payat tha për “Kathimerini” se Turqia dhe Greqia ishin në prag të luftës në verën e vitit 2020 dhe ishte ndërhyrja e Perëndimit ajo që shmangu gjithçka.
Sipas tij, situata vërtetë ishte edhe më tepër e tensionuar në raport me atë që u pa në media.
“Ju dëgjuat nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo se ne menduam se kjo ishte një krizë shumë serioze dhe ne ishim shumë aktivë për të ndihmuar për të mbajtur gjërat jashtë kontrollit”, tha ai.
One of the unfortunate sins in the practice of diplomacy is called “going native”. It happens when you forget your own country’s positions and assume those of your hosts.
— Turkish Embassy in Athens (@TC_Atina) April 30, 2022
“Peizazhi strategjik rreth Egjeut, Detit të Zi, Azisë së Vogël ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga 24 shkurti, dhe mendoj se zhvillimet në Ukrainë e bëjnë më të rëndësishme për SHBA-të që të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që “Turqia do të sillet si një aleat i mirë i NATO-s, por edhe ndaj të gjithë fqinjëve të saj”.
Lidhur me garancitë e sigurisë, ambasadori në largim i SHBA në Athinë thekson se “ekziston neni 5. Ju (grekët sh.r) keni dëgjuar nga Presidenti Biden një angazhim shumë të qartë ndaj tij dhe gatishmërinë për të ofruar forca, pajisje dhe fonde amerikane për të forcuar dhe mbrojtur këtë garanci “.
Këto dhe deklarata të tjera u lexuan si mbështetje e Payat ndaj Greqisë duke bërë që të reagojë Turqia. Përmes një postimi thumbues në Tëitter, ambasada turke në Athinë tha se Payat kishte rënë në kurthin që i karakterizon zakonisht diplomatët, atë të marrjes së anës së vendit ku shërbejnë.
“Një nga mëkatet fatkeqe në praktikën e diplomacisë quhet të bëhesh si vendasit. Kjo ndodh kur ju harroni pozicionet e vendit tuaj dhe merrni anën e vendit ku shërbeni”, shkruan ambasada./abcnews.al