Shqipëria goditet nga i nxehti saharian, sa pritet të shkojnë temperaturat këtë javë

Dhjetë ditëshi i parë i korrikut do të përfshihet nga vala e të nxehtit saharian ku temperaturat do të shkojnë mbi 38 gradë celcius.

“Duke nisur nga sot deri në ditët e fundit të maujit qerehosr pritet të ketë një avancë i të nxehtit nga Saharaja që ka sjellë një rritje të temperaturave.

Por mund të themi se deri ditën e martë në zonat malore do ketë prani të paktë të reshjeve të shiut në formën e stuhive të izoluara.

Ndërsa nga dita e mërkurë dhe fillikmi 9 muajit korrik deri javën e parë pritet të jetë vala e parë e të nxehtit nga Saharaja i cili do përfshijë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat në zonat malore do arrijnë deri në 35 gradë, ndërsa bregdeti dhe zonat qendrore do i kalojë 38 gradët“, tha sinoptikania për RTSH.

Sipas saj 10 ditëshi i parë i Korrikut do jetë me temperatura shumë të larta.


Shtuar 30.06.2020 12:21