Keqtrajtoi kafshën e punës, policia “ndëshkon” 27-vjeçarin në Has

Një qytetar në Has është ndëshkuar nga policia, pasi ka keqtrajtuar kafshën e tij të punës.

Autori u procedua në gjendje të lirë për “keqtrajtimin e kafshëve”.

Lajmin policia e bëri të ditur përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, për keqtrajtimin e një kafshe pune, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë identifikimin e autorit, shtetasit A. V., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinaj, i cili në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./albeu.com/