“5 kryebashkiakët, vetëm maja e ajsbergut”, PD publikon videon e Ramës (VIDEO)

Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazment Bardhi i cili ditën e djeshme paralajmëroi se emra të tjerë të Ramës do të publikohen pasi kanë lidhje me krimin, ka publikuar një video të kryeministrt Edi Rama të pak kohëve më parë.

Në një emision televiziv Rama është shprehur se mezi e pret ligjin e dekriminalizimit për të parë se kush janë kriminelët. Ndërkohë, numri dy i demokratëve shprehet se kryeministri është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.

Mesazhi i Gazment Bardhit

Edi Rama është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.

5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin.

Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës. /albeu.com/


Shtuar 18.01.2020 09:17