Piu ujë çezme, Tabaku i kundërpërgjigjet Ramës (FOTO LAJM)

Deputetja Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit postoi videon në Tik-Tok duke i kërkuar asaj të pinte ujë nga çezmat e Tiranës.

Tabaku ka publikuar kontratën ku bashkia e Tiranës ka blerë mbi 2 milione leke (te reja) ujë të pijshëm në vit për stafin e saj.

“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, shkruan Tabaku. /albeu.com/

Foto

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 22.04.2022 20:56