Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës që mori në shqyrtim padinë e Enkelejd Alibeajt. Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se demokratët kanë bërë histori më 11 dhjetor dhe kjo gjë nuk mund të tjetërsohet. Ai shton se 18 dhjetori e 6 marsi treguan opozitën e vërtetë.
“O budallenj” nuk ka ndryshuar as 11 dhjetori, as 18 dhjetori e as 6 marsi ! Nuk kane ndryshuar as historia e as demokratet …!”, shkruan Paloka.
Sot, Gjykata e Tiranës vendosi të pranonte ankimimin e Enkelejd Alibeajt lidhur me regjistrimin e Statutit të miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Mbas tij erdhi reagimi i Berishës, i cili kërkoi ndihmë nga DASH, me pretendimin se ambasadorja Yuri Kim po ndërhynte në pavarësinë e gjyqësorit në vendin tonë.
Vetë Kim iu përgjigj duke u shprehur se në fakt ajo të dilte gjithmonë në krah të reformës në Drejtësi, pavarësisht se interpretohej nga aktorë politikë./albeu.com