Putin akuzon Ukrainën: Nuk po këmbëngul për negociata

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se ai pranon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm nëse diskutimet japin rezultate konkrete.

Putin tha se Kievi nuk ishte gati të kërkonte zgjidhje të pranueshme dhe Ukraina nuk po konsistonte dhe këmbëngulte për negociata.

Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia i kishte dorëzuar Ukrainës dokumente kyçe për të çuar përpara bisedimet e paqes dhe topi ishte në fushën e Ukrainës.

Por Zelensky më vonë tha se Ukraina nuk kishte marrë asnjë dokument nga Rusia./albeu.com


Shtuar 22.04.2022 15:31