Berisha shtyu Alibeaj në Kuvend, reagon Kim: Sjellje që i përkasin të shkuarës, të mos përsëriten

Seanca e sotme e Kuvendi nuk ka qenë aspak e qetë. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së ka qenë duke folur në foltoren e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ia ka ndërprerë fjalën duke folur vetë.

Kjo sjellje e Berishës është cilësuar si jo e hijshme nga ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim  e cila ka reaguar përmes një postimi në Twitter dhe kërkon të mos përsëritet më.

“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, dhuna ose largimi i të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit e të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit, ato ditë i përkasin një të shkuare dhe që duhet të mos përsëriten”, shkruan Kim./albeu.com