Kryeministri Edi Rama është shprehur se do i shkojë në shtëpi Jorida Tabakut, do pijë një gotë ujë nga çezma dhe do i bëjë video.
Më pas Rama shtoi se videon do e postojë në Tik-Tok.
Kjo replikë e Ramës erdhi pas fjalës së Tabakut në Kuvend, lidhur me ujin e pijshëm në Tiranë.
“Meqë zonja tabaku foli për ujin e Tiranës, meqë si dëshmitari zonjës Tabaku e ndjej për detyrë sot me tu kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma. Dhe jam i gatshëm nëse zonja Tabaku të më presë në shtëpi dhe të pi edhe aty një gotë ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe do ta hedh në tik-tok”, tha Rama./albeu.com/