U infektuan nga vatra në QSUT, mjeku dhe dy infermiere me COVID-19

Vazhdon rritja e rasteve me të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri, ku së fundmi janë konfirmuar me COVID-19 edhe 3 persona të tjerë në qytetin e Korçës.

Mësohet se kanë rezultuar pozitiv 1 mjekë dhe dy infermierë.

Pasi iu nënshtruan analizave të testimit mjeku dhe 2 infermierët rezultuan pozitiv.

Ndërkohë priten përgjigje edhe për persona të tjerë të cilëve u janë marrë tamponët.

Dyshohet se personeli mjekësor në Korçë është infektuar nga 80-vjeçarja e konfirmuar pozitive në QSUT.


Shtuar 26.06.2020 19:09