Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka thënë se historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës të kryera nga forcat ruse, gjatë një vizite sot në Borodyanka, afër Kievit.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Michel shkroi: “Në Borodyanka. Si Bucha dhe shumë qytete të tjera në Ukrainë. Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës që janë kryer këtu. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi”.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, forcat ruse kanë hedhur poshtë pretendimet se po vrasin civilë dhe kanë pohuar se po synojnë vetëm infrastrukturat ushtarake./albeu.com
In Borodyanka.
Like Bucha and too many other towns in #Ukraine
History will not forget the war crimes that have been committed here.
There can be no peace without justice. @ZelenskyyUa pic.twitter.com/9as6Qk4lGe
— Charles Michel (@CharlesMichel) April 20, 2022