Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se do të fillojë një program për depistimin e fëmijëve sa i përket shikimit.
Manastirliu tha se janë rreth 270 mijë fëmijë nga klasat e para deri në gjimnaz që do të depistohen në lidhje me shikimin.
Komentet ajo i bëri sot pas mbledhjes së qeverisë, teksa shtoi se shikimi ka një rendësi të veçantë sa i përket ecurisë së fëmijëve në shkollë.
Sipas Manastirliut, fëmijët që do të hasen me probleme me shikimin do të adresohen te mjekët përkatës për të korrigjuar problematikat./albeu.com/