Greqi/ Kapet hajduti i portofolave, ja si i vidhte pasagjerët në aeroport

Bie në prangat e policisë greke, 28-vjeçari, sirian që ka grabitur në mënyrë sistematike udhëtarët në aeroportin e Athinës “Elefsherios Venizelos”.

Arrestimi u bë të shtunën e 16 prillit nga autoritet greke.

28 vjecari ka pasur edhe një të shkuar kriminale, i cili është dënuar për të njejtat vepra të kryera në Greqi.

Protothema.gr ka publikuar një video në të cilën duket 28-vjeçari, i cili vjedh çantat, portofolat, telefonat dhe tabletat e udhëtarëve.

Mësohet se emigranti sirian i shiste pajisjet e vjedhura në tregun e zi./albeu.com


Shtuar 18.04.2022 15:46