Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër.
Sipas burimëve, një 11-vjeçar është rrëzuar nga tre metra lartësi teksa luante.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 shtatori, përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Mësohet se fëmija ka rënë me kokë poshtë, duke shkaktuar fraktura serioze.
Menjëherë është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndërhyrje të specializuar.
Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/