Tirana çdo të diel pa makina, si do të bëhet qarkullimi i mjeteve më 17 prill

Ndryshe nga çfarë kishte paralajmëruara Rama, se e diela e parë e çdo muaji do të jetë pa makina, Bashkia Tiranë ka vendosur që çdo e diel e muaji të jetë pa mjete.

Tashmë janë përcaktuar akset rrugore ku do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 09.00 deri në orën 15.00.

Të lidhura

None found

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, në datë 17 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D’Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.Ë.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas./albeu.com