Incidenti i Ramës në Gjermani, Spiropali: Nuk e dinin me kë kishin të bënin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur lidhur me incidentin me Kryeministrin Edi Rama në një fluturim të Lufthansës nga Gjermania për në SHBA.

Sipas informacioneve, Rama është nxjerrë nga avioni për shkak të refuzimit për të vendosur maskën kundër COVID.

Spiropali, në emisionin “Zonë e Lirë” tha se kompania ka kërkuar falje dhe se bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.

“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar.
Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”,
 deklaroi Spiropali.


Shtuar 15.04.2022 22:05