Gigi Buffon bën përgjegjës këtë person për dështimin e Italisë

Portieri 44-vjeçar i Parmës, Gigi Buffon, ka komentuar dështimin e kombëtares italiane nga Botërori i Katarit dhe ka thënë se do të dëshironte të ishte në skuadër.

“Kur Sllovakia na eliminoi në Kupën e Botës 2010, kuptova se gjërat po ndryshonin dhe se ne duhet të kishim festuar vetëm sepse ishim kualifikuar. Që atëherë kemi shpesh iluzione, momente lavdie si Euro, por nuk gabova. Ne jemi unikë, dimë të kompozojmë veten në momente të vështira, por kur nuk jemi veçanërisht të motivuar, mund të humbasim me këdo.

Mancini ishte arkitekti kryesor i rilindjes sonë, me pushtimin e Euros. Megjithatë, edhe ai mban përgjegjësi pas një dështimi të tillë.  Askush nuk do të thoshte asgjë nëse do të eliminoheshim me penallti nga Portugalia. Por nëse humbni nga Maqedonia e Veriut, është shumë më e vështirë të filloni nga e para. /albeu.com/

Rekordi unik, Buffon: Ëndërroj Katar 2022, edhe pse Mancini s'do më ftojë –  Abc News


Shtuar 14.04.2022 18:18