Pas rreth dy orësh, ka përfunduar marrja në pyetje e ish-deputetit të PArtisë Socialiste, Alqi Bllako.
Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë nëaferën i Inceneratorëve.
Sipas Bllakos përsa i përket akuzës së shpërdorimit të detyrës për shpronësimin e vendit ku u ndërtua inceneratori, ish deputeti që nuk ka pasur funksion vendimarrje.
Bllako shton se procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit.
Ish-deputeti ka theksuar se detyra e tij ka qenë vetëm përcjellja e shkresave në Këshillin e Ministrave për miratim, ndërsa për akuzën për korrupsion për punësimin e tij, Bllako shtoi se kontrata e tij e punës nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga administratori italian./albeu.com/