Rreziku vijon, ISHP vjen me thirrjen e fortë për qytetarët

Instituti i Shëndetit Publik në një status në Facebook ka bërë tjetër thirrje ndaj qytetarëve për të treguar kujdes dhe zbatuar masat ndaj Covid-19.

ISHP thekson se e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri tjetri si dhe duke u kujdesur për higjienën personale.

Mesazhi i plotë

Parandaloni përhapjen e COVID-19 🦠
🔴E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri tjetri, duke u kujdesur për higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht,➡️ mbani maskat kudo ku mbajtja e distancës fizike nuk është e mundur,🏘 bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.
▪️Çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet.


Shtuar 24.06.2020 15:48