Berisha: Jam eksperti i vetëm i mposhtjes së Ramës, është i tmerruar prej meje

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se është eksperti i vetëm në mposhtjen e Edi Ramës.

Berisha shton se Edi Rama është i tmerruar nga rikthimi i këtij të fundit në skenën politike.

I ftuar në “Bardh a Zi” në ABC, ish-kryeministri tha se është i bindur se mund ta mposhtë Edi Ramën.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ornela Gaçe: Si do mundë Berisha 3, Ramën 4?

Sali Berisha: Për Ramën 4, Berisha është eksperti i vetëm i mposhtjes së Edi Ramës. Dhe fakti që më kushtoi aq shumë në fjalim tregon që lepuri në bark i ka hyrë shumë thellë. Kujtoni deklaratat një vit më parë, Luli është çun i mirë thoshte. Çfarë tha tani, e ka kapur tmerre të papërshkrueshme.

Erion Kristo: Edi Rama ka pushtetin. Ka pushtetin vendor që ju ja bëtë dhuratë dhe ju keni edhe përgjegjësi personale, ka strukturat e PS, ju thoni që ka krimin, ju thoni që ka biznesin. Si do ta luftoni ju?

Sali Berisha: Por ka edhe kalbësitë e regjimit. Unë vi i bindur

Erion Kristo: Vini edhe ju me njolla.

Sali Berisha: Jo, lëre rikthimi është procesi më filtrues.

Erion Kristo: Si do ta mposhtësh se ia ka njësi, ju dëshirë?

Sali Berisha: Ai është një qeverie bazuar në skandale, nëse lexon vetëm sot deklaratë e DASH, në çdo faqe mund të quhet e zezë.

Ornela Gaçe: Edhe qeveria juaj s’ka qenë pa skandale, Gërdeci nuk është pak.

Sali Berisha: Po por është mbajtur qëndrim. Për Gërdecin janë burgosur 21 persona. Ajo drejtësi e pareformuar ka dënuar 21 persona.

 


Shtuar 13.04.2022 21:55