Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Alibeaj e ka bërë padinë në Gjykatë në emër të Edi Ramës.
Sipas Berishës, Alibeaj nuk ka tagër për të çuar vendime në Gjykatë.
Komentet Berisha i bëri në ‘Bardh a Zi” në Abc, ku tha se në momentin që filloi lëvizja e tij pati shumë kërcënime.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Kur u nis kjo lëvizje ju garantoj se presionet kanë qenë të tmerrshme të gjithanshëm. Kërcënime masive për largime nga puna, sektori publik po e po, por edhe sektori privat, u bë përpjekje e madhe të gogolizonin foltoren, por foltorja u shndërrua në tribunë.
Kristo: Por tani po ndalet në gjykatë procesi, ju kanë zgjedhur në gjyq?
Berisha: Në emër të Edi Ramës na ka hedhur Enkelejd Alibeaj, por Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të paditur. Si kryetar grupi ai nuk ka tagër të shkojë në gjykatë, është gjithçka e stisur dhe artificiale./albeu.com/