Tërmeti me magnitutë 7.7 shkund Meksikën, njerëzit në alarm presin cunam (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën Jugore dhe Qendrore pasditen e kësaj të marte rreth orës 17:40.

Nuk ka ende raportime për dëme, por tërmeti është regjistruar me magnitudë 7.7 të shkallës rihter.

Sic raportojnë mediat ndërkombëtare, tërmeti ka pasur epiqendër bregdetin e Paqësorit në Oaxaca.

Sipas Associated Press, raportohet se pas kësaj tronditjeje të tokës, pritet një cunam i mundshëm që do të përfshijë Honduras, El Salvador dhe Guatemala.

Sipas dëshmive të para të qytetarëve, tërmeti i fuqishëm ka vijuar për rreth një minutë.

Siç shihet dhe në videot e publikuara në mediat sociale, ndërtesat shkunden bashkë me shtyllat e tensionit, ndërsa në disa pamje të tjera një prej qytetarëve thotë se është tërhequr deti.


Shtuar 23.06.2020 18:20