Italia mposht COVID-19, sot shënoi numrin më të vogël të viktimave

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar vetëm 23 viktima nga Covid-19, një më pak se dje.

Humbje minimale që nga nisja e pandemisë dhe numri më i ulët që prej 2 marsit.

Nga 218 raste positive gjatë 24 orëve të fundit, pjesa dërrmuese është në Lombardi, me 143 raste. 26 raste në Piemonte, 22 në Emilia Romagna dhe 1 në Alto Adige.

Në terapi intensive ndodhet 127 pacientë, 21 më pak se dje, ndërsa në vetëizolim gjenden 18472 njerëz ose 38 më pak se një ditë më pare. Të shëruarit arrijnë në 183426 me 533 pacientë vetëm në 24 orët e fundit.


Shtuar 22.06.2020 17:46