Zaev: Nuk pranoj një kryeministër shqiptar

Kundërshtimi i ashpër për një kryeministër shqiptar ka bërë që Zaev të bie ndesh me qëndrimet e tij të mëparshme rreth një shoqërie të barabartë me maqedonët,shqiptarët,turqit,vllehët dhe komunitetet tjera informon TetovaSot.

Deklarata e sotme për shtyp e ish kryeministrit Zaev rreth idesë së BDI-së për kryeministër shqiptarë, duke e cilësuar atë si populiste dhe se sipas tij nga kjo ide do të humb edhe vet BDI-ja ka treguar edhe njëherë qëndrimin e përsëritur të tij se ai me cdo kusht nuk do që shqiptarët ta kenë një pozicion kaq të lartë dhe të rëndësishëm shtetrorë që u ka takuar gjithmonë maqedonasve.

Zaev u shpreh se “është e shëndosh për shtetin që pas 17 viteve pushtet, BDI-ja të kaloj në opozitë, por megjithatë për këtë vendosin qytetarët përmes votës së tyre. Madje do të ishte mirë që BDI-ja të bëj përpjekje të fitoj vota nga maqedonasit. Edhe VMRO-ja të bëj përpjekje që të fitoj vota të shqiptarëve. Ndryshe kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e LSDM-së”, tha Zaev.

Ndryshe para tre vitesh partia e Zaevit edhepse humbëse tek pala maqedonase nga VMRO DPMNE erdhi në pushtet përmes BDI-së .


Shtuar 22.06.2020 17:49