Rama flet për “Ballkanin e Hapur”: Morëm mbështetje të fortë nga qytetarët

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nisma e Ballkanit të Hapur nuk mbron interesat e Serbisë.

Rama shtoi gjithashtu se nuk do të ndërhyjë në punët e Kosovës dhe nuk do t’i japë mend se çfarë duhet të bëjë.

“Ne do të hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. Çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet”, tha Rama.

Pyetja për Ballkanin e Hpaur duket se ka marrë më pak mbështetje në pyetësorin e qeverisë për qytetarët shqiptarë, krahasuar me pyetjet e tjera. Nga 500 mijë që e kanë marrë pjesë, 59% e tyre janë shprehur në favor.

I pyetur lidhur me këtë në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama tha se kjo përqindje nuk është pak, marrë shkas edhe nga situata, ku Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

“59% është mbështetje shumë e fortë, pavarësisht se për të tjerat ka mbështetje edhe më të forta. Procesi ka ndodhur në atë intereferencë që thashë dhe lufta që nisi Rusia ka pasur një impakt psikologjik. Unë nuk kam pritur luftën për të marr vesh çfarë është politika e jashtme e Serbisë.

E dyta, nuk ka qenë vendimmarrja as e imja as e kësaj qeverie që në Ballkan të gjendet edhe Serbia. Ajo është aty, një fqinje. Dhe është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë.

Këhstu që marra parasysh këto dy gjëra, marrëdhëniet e  fqinjësisë me Serbinë janë të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh dhe tyre.

Ballkani i hapur nuk mbron interesat e Serbisë. Serbia ka interesat e veta.  Kur flasim për paqe, bëhet me ata që ke problem. Nuk dua të jap as mend dhe as këshilla udhëheqësve në Kosovë. Është ë inte3redsisn e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapësirën e vet të lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe shërbime3vbe. Për Ballkanin e Hapur shkoni pyesni fermerët shqiptarë që prej vitesh kanë marrëdhënie në tregun në Ballkan dhe Serbi. Nuk e kuptoj çfarë është ky insistim për një aktivitet ne të mos bëjmë tonën që aktiviteti i njerëzve të lehtësohet. Këtë mund ta pjellë vetëm pjesa e mendjes së mbrapshtë”, deklaroi kryeministri./albeu.com/


Shtuar 7.04.2022 11:56