I mbytur prej më shumë se 24 orësh, ende asnjë gjurmë nga 10-vjeçari, gjendet vetë bluza e tij

Aksioni për gjetjen e 10-vjeçarit të humbur në lumin Fan, është përmbyllur, për sot, për të vijuar sërish nesër.

Polumbarët, policia, zjarrfikëset, familjarët dhe banorët e zonës kanë nisur që në mëngjes kërkimin e fëmijës, por pa rezultat.

Të lidhura

None found

Vetëm disa kilometra larg vendit ku fëmija ka humbur gjurmët, është gjetur topi, ndërsa në një tjetër kënd te bregut te lumit është gjetur bluza e 10 vjeçari.

Sebastiano Laska ra në lumë teksa tentoi të merrte topin pasditen e së martës.

Ndërkohë në familje ka pllakosur dhimbja për humbjen e tij./albeu.com