Mirel Josa shkarkohet nga drejtimi i Laçit

Mirel Josa nuk është më trajner i Laçit. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit kurbinas kanë vendosur të shkarkojnë 58-vjeçarin pas humbjes së fundit me Partizanit.

Edhe pse Laçi është në pozita komode në kampionat, duke qenë i dyti në tabelë dhe me një këmbë në Europë, por gjithashtu në gjysmëfinalen e Kupës, nga ku ndeshjen e parë parë e ka fituar 1-2 ndaj Teutës, presidenti Pashk Laska ka vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit.

Seria prej 6 ndeshjesh pa fitore e skuadrës kurbinase, me 3 humbje e 3 barazime, ka vënë në diskutim edhe vendin e dytë në renditje , ndaj drejtuesit e klubit kanë vendosur të marrin këtë vendim drastik duke bërë ndryshimin e radhës në pankinë.


Shtuar 5.04.2022 17:10