Masakra e rusëve ndaj civilëve, Bucha-n e viziton vetë Zelensky

Pas sulmeve të ashpra ndaj civilëve ukrainas në qytetet rreth Kievit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar sot qytetin.

Ai inspektoi rrugën në të cilën një kolonë ruse ishte shkatërruar dhe foli me banorët vendas.

Presidenti përsëriti se Rusia kishte kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.

“Po, sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe ushtarake”, tha ai pasi u pyet nga BBC nëse është ende e mundur të diskutohet për paqen me Rusinë./albeu.com/