Në Instagram dhe Twitter ekziston një profil dedikuar vajzave të bukura të arrestuara, ku postohen fotot e tyre pas arrestimit.
Profili ka rreth 200 000 ndjekës që shijojnë fotot e bukurosheve që janë ndaluar nga policia kryesisht për konsum dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe për drejtim makine në gjendje të dehur.
Të lidhura
None found
Profili “Mugshawtys” menaxhohet nga një elektricist 24-vjeçar nga Kalifornia, Josh Jeffrey, i cili thotë se fotot ia dërgojnë vetë vajzat. “Më vijnë 15-20 foto në ditë. Unë hedh një foto në ditë, bashkë me arsyen e ndalimit”, tregon i riu për “Neë York Post”.
“Nëse dikush më kërkon që ta heq foton e saj, e heq menjëherë nga faqja pa diskutime. Nuk postoj asgjë pa dakordësinë e vajzave sepse më intereson mënyra si ato ndihen”, shton 24-vjeçari.
