Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas nisjes së hetimeve në Kadastrën e Durrësit.
Ata kanë mirëpritur atë që cilësuan “raport të paanshëm” të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës.
Lajmin e bëri të ditur ambasadorja amerikane Yuri Kim përmes një postimi në Twitter, ku shprehet se tashmë priten hapa konkretë për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.
“Për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas asaj që shprehet kryediplomatja amerikane, hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA.
“Po ashtu, hapa të tillë e bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE.”
Një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame foli në lidhje me kadastrën e Durrësit dhe nisjen e hetimeve të thelluara për abuzimet që janë bërë atje në 32 vite kanë nxjerrë një raport me shkeljet e detajuara që janë zhvilluar.
Lame në fjalën e tij ka thënë se nga të gjitha dosjet e marra nga kjo kadastër vetëm 15 % e tyre janë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër e regjistrave janë me faqe që mungojnë, të grisura madje edhe shumë të dubluara që tregojnë se për një pasuri janë ndjekur dy rrugë të ndryshme legalizimi apo kthimi te pronari duke sjellë abuzime shumë të mëdha./albeu.com/
1/2 We welcome the candid report of the Cadaster Agency regarding deficiencies & potential crimes in Durres. We look forward to concrete steps to hold accountable those responsible, increase transparency & shut down opportunities for corruption…
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 31, 2022