Shpejtësia e erës mesditën e së enjtes ka sjellë dhe problematikat e para.
Një shtyllë tensioni e lartë ka rënë në afërsi të bazës së Pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por dhe të antenave në malin e Karaburunit.
Punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren për rregullimin e saj por forca e erës e cila këtë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur riparimin e defektit.
Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike , pasi OSHE i ka stakuar thikat për te mbrojtur linjat.
Ndërkohë që situata meteorologjike pritet te shoqërohet gjate mbrëmjes me reshje shiu./albeu.com