Gjykata Penale në seancën e sotme për rastin “Reket” ka shpallur fajtorë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokuroren speciale Katica Janeva.
Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh por Boki-13 reagoi me një kundër-sulm pas vendimit nga Gjykata Penale të cilin e shpallën fajtor duke e dënuar me burg prej 9 vitesh .
Në vend që të komentojë masën e paraburgimit, ai foli për aktgjykimin, i cili urdhëroi heqjen e Nikolovska-Masevska.
“Ky është një vendim politik, paratë përfunduan tek Zoran dhe Vice Zaev”, tha Boki 13.
Më pas ai nisi të debatonte për paraburgimin, dhe Nikolovska-Masevska ndryshoi vendimin e saj, d.m.th ajo mbeti në sallën e gjyqit.
Të dënuarit duhet të paguajnë edhe kostot e gjyqit.