Presidenti i PSG tregon nëse është pro apo kundër Superligës

Nasser Al-Khelaifi nuk beson në mundësinë e një ringjalljeje të projektit të Superligës.

“Sa i përket pseudo-Superligës, ajo nuk ekziston. As versioni i parë, as i dyti.

Të gjithë janë kundër saj, tifozët, mediat, klubet e mëdha dhe të voglat. Vetëm tre skuadra (Barcelona, ​​Real Madrid, Juventus janë pro.

Gjëja më e çuditshme është se këto klube tani kënaqen duke luajtur në garat e UEFA-s. Ata janë të lumtur që marrin pjesë në turnetë më të fortë.

Unë nuk mendoj se ata kanë një mënyrë për të ringjallur Superligën tani, sepse ne jemi të bashkuar këtu.

Ne po punojmë për të zhvilluar potencialin tonë dhe atë që mund të arrijmë në 2022. Një nga synimet është rritja e vlerës së garave të UEFA -s, gjë që do t’i dëshmojë këto tre klube gabim dhe ne do të bëhemi gjithnjë e më të fortë”, tha presidenti i PSG -së. /albeu.com/


Shtuar 29.03.2022 16:53