Ministria e Mbrojtjes së Rusisë vendosi të zhvendosë një pjesë të mirë të ushtrisë nga rajonet veriore të Ukrainës. Ajo ka theksuar se do të minimizojë operacionet ushtarake në këto rajone, ndërsa pritet që fokusi tashmë të jenë në lindje, kryesisht në rajonin e Donbasit, sipas BBC.
Në një deklaratë pas vendimit të marrë, zëvendësministri rus i mbrojtjes, Alexander Fomin tha se vendimi për të “ulur rrënjësisht” aktivitetin ushtarak të Rusisë në dy qytete u mor me qëllim që të rriste besimin e ndërsjellë.
Gjithashtu ai tha se ky vendim do të ndihmonte në negoaciatat midis dy vendeve dhe arritjen e “qëllimit përfundimtar” të një marrëveshjeje të nënshkruar midis dy palëve. Medinsky tha gjithashtu se një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy mudnd të ndodhte në një të ardhme.