Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se “nuk do të kthejë asgjë mbrapsht” pas komentit të tij se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë hodhi poshtë pretendimet se po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Moskë.
“Unë nuk po artikuloja një ndryshim politikash por shpreha zemërimin moral që ndjeva ndaj këtij njeriu”, tha ai.
Vërejtja për Putinin, e cila erdhi në fund të një fjalimi në Varshavë, ngjalli polemika në Shtetet e Bashkuara dhe midis disa aleatëve në Evropën Perëndimore.
“Kjo është vetëm për një fakt të thjeshtë, se kjo lloj sjelljeje është krejtësisht e papranueshme”, tha Biden./albeu.com/