Erdogan bisedë telefonike me Putinin, i bën thirrje për armëpushim

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon”, tha zyra e tij, siç raportohet nga Reuters.

“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin”, shkroi në Twitter të dielën zyra e presidentit turk.

Ai shtoi se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll./albeu.com