Një debat mes dy kolegeve stomatologe ka përfunduar në Polici pasi kanë qëlluar njëra tjetrën me shpulla.
Një ditë më parë në kryeqytet, një 37 vjecare dhe mjekja tjeter stomatologe 42-vjecare janë konfliktuar në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor.
“Më datë 16.06.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetases E. L, me profesioni stomatologe, sepse në orën 09:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor, ka goditur me shuplakë në fytyrë shtetasen G. V me profesion stomatologe”, tha Policia.
