A është pengesë “non grata” jote për të mundur Ramën? Berisha i përgjigjet qytetarit: Nga Blinken pranoj vetëm falje publike

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim me simpatizantët demokratë në Tepelenë.

Gjatë pyetje-përgjigjeve, Berisha është pyetur nga një qytetar, nëse është pengesë për mposhtjen e regjimit të Edi Ramës shpallja e tij “non grata” nga SHBA.

Berisha i është përgjigjur qytetarit se Basha shkeli në 9 shtator, kur e përjashtoi nga Grupi Parlamentar, sovranitetin e Partisë Demokratike.

Berisha shtoi se presidentët amerikanë të hershëm, që kanë kontribuar në vendosjen e sovranitetit, nuk kanë kërkuar se kush duhet të qënrojë ose jo në Parlament në një vend sovran.

Ai shtoi se sekretari amerikan i shtetit i ka cënuar dinjitetin dhe se nga ai mund të pranojë vetëm falje publike.

Sipas Berishës, janë dy Amerika, ajo që e ka shpallur “non grata” dhe ajo e Republikanëve, që është simotër e PD-së./albeu.com/


Shtuar 27.03.2022 12:08